Hoze Murinjo ka nisur të punojë nga detajet paraprake, para se të merret me kohë të plotë me Romën, aventurën e tij të re. Tekniku portugez iu ka kërkuar drejtuesve që fazën e përgatitjes parasezonale, ekipi ta zhvillojë në Amerikë.
Drejtuesit duhet të mundësojnë një çarter për ekipin dhe të kenë shumë shpenzime, megjithatë duken të prirur për të dëgjuar fjalën e teknikut të ri.
Lidhja e Murinjos me Amerikën tashmë është kthyer në një traditë për luzitanin, i cili e ka kryer fazën përgatitore në Kalifornia edhe kur ka qenë në drejtimin e Interit, Realit, Çelsit dhe Mançester Junajtid.
Në vitin 2017, Murinjo deklaronte se në kompleksin që gjen në Amerikë, i ka të gjitha në dispozicion dhe se gjithçka është shumë e organizuar. Kështu, me Murinjon në krye, këtë kompleks do ta provojë edhe Roma, ndërsa ekipi do të ketë mundësi të zhvillojë edhe teste miqësore me skuadra të MLS. /VipSport/