Vedat Muriqi është duke kaluar momentin më të artë të karrierës së tij. Sulmuesi i Kosovës i ka mahnitur të gjithë në Spanjë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve të futbollit, madje edhe të ndihmësit të Luis Enriques.
I pranishëm në një bisedë në rrjetet sociale, përkrah trajnerit të Spanjës ai ka zgjedhur shqiptarin si një nga lojtarët e preferuar, madje edhe në krahasim me Erling Haalandin. Ai u pyet se kë do të zgjidhte prej të dyve.
Mallorca po bën një sezon spektakolar. E kam ndjekur me vëmendje dhe ka lojtarë shumë cilësorë. Muriqi është fantastik. Haaland apo Muriqi? Norvegjezi është lojtar që më pëlqen shumë, por pa dyshim do të zgjedh piratin Muriqi”, tha Rafael Pol.
Ndërkohë edhe vetë trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar se sulmuesin e Kosovës e ka të përzgjedhurin e tij përkrah Lewandowskit në lojërat virtuale për kampionatin spanjoll. Me siguri, me ecurinë që ka pasur i ka dhuruar shumë pikë.