Portieri kosovar, Arijanet Muriqi, ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij të re.

Muriqi pritet të zyrtarizohet te skuadra e Girona në Spanjë orët në vijim, ku edhe pritet të ketë minuta në dispozicion.


L’Esportiu raporton se 21-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe dje ka stërvitur bashkë me shokët e ri të skuadrës.

Muriqi do të shkojë te Girona në formë huazimi, pasi Man City nuk e shet kartonin e tij.