Tjeter fitore e Murlanit dhe ai vazhdon te ece i sigurte per te qene brenda zones se play-off. Pasditen e sotme, djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa kane fituar me rezultatin 5-1 ndaj Elbasanit.
Ndeshja eshte luajtur ne fushen sportive te Barbullushit dhe vetem ne pjesen e pare eshte shoqeruar me rivalitet. Kane qene vendasit ata qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te kapitenit Vildan Kaçubela qe ne minuten e 8-te.
Por nderkohe ne minuten e 25-te kane qene miqte qe kane barazuar me ane te futbollistit brazilian Silva de Souza dhe ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 1-1.
Ne pjesen e dyte nderkohe ka qene braziliani i Murlanit Ozeika ai qe ka kthyer avantazhin ne favor te kesaj skuadre me golin e shenuar ne minuten e 63-te, nderkohe qe po ai do te shenonte edhe golin e trete 6 minuta para fundit.
Por nuk do te mbyllej me kaq kjo ndeshje. Ne fund do te kishte vend edhe per dy gola te tjere, fillimisht me ane te mbrojtesit Rigers Sekja, ndersa ne shtese ka shenuar edhe Festim Lani. Perfundimisht 5-1 per Murlanin.
Me kete fitore ai eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje, duke qene per momentin brenda zones play-off, por duke ndjere rrezikun e Ilirise qe e ndjek nga pas. Gjithçka do te vendoset javen e ardhshme kur Murlani do ta prese kete kundershtar ne fushen e tij dhe nje fitore do t’i mbyllte llogarite./SHKODRA-SPORT.COM/