Këtë sezon, Murlani po lufton për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Për momentin, Murlani ndodhet në vendin e pestë në renditje dhe pritet të jetë në garë deri në fund të sezonit për ngjitjen një kategori më lart.
Ky klub ka në krye të skuadrës një trajner me eksperiencë dhe njëkohësisht një ish-futbollist të njohur të Vllaznisë, si Altin Xhahysa. Megjithatë, tashmë për herë të parë në karrierën e tij, Xhahysa, do të ketë nën urdhërat e tij, nipin, Rigersin.
Mesfushori ka gjetur akordin me Murlanin, teksa pjesën e parë të sezonit, Xhahysa u aktivizua te Burreli ku nuk mundi të zërë vend titullari në formacion dhe u largua.
20-vjeçari në gjysmën e parë të kampionatit, është aktivizuar në 8 ndeshje, por në të gjitha si zëvëndësues, duke qenë në fushë vetëm 91 minuta, teksa ka shënuar edhe 1 gol. Faktikisht, kuptohet që me këto statistika, ai nuk e ka parë veten mirë dhe si rrjedhojë është larguar duke hedhur sytë tashmë drejt skuadrës së Murlanit, ku mund të ketë më shumë hapësira.
Futbollisti i dalë nga Akademia Vllaznia është tashmë një futbollist i Murlanit, aty ku do të gjejë babain e tij si trajner, Altin Xhahysën, teksa pritet që Rigersi të tregojë vlerat e tij dhe të bëjë mirë në fushën e lojës me këtë skuadër, sepse i ka të dhënat për të qenë një lojtar me të ardhme.
MARINGLEN ZHIVANI