Ekipi i Murlanit po vijon perpjekjet e tij per te marre lojtare cilesore ne merkaton e janarit sepse ne gjysmen e dyte te sezonit do te synoje te jete ne mes ekipeve me te mira te kampionatit.
Drejtuesit kane larguar disa nga lojtaret e huaj qe luajten me te ne gjysmen e pare te sezonit, por sakaq, ditet e fundit kane bere realitet marrjen e nje lojtari cilesor.
Behet fjale per ish- futbollistin e Vllaznise Denis Miloti. 24 vjeçari qe eshte formuar tek Akademia Vllaznia, ka qene me pas edhe pjese e Vllaznia B, ndersa ka vijuar karrieren e tij tek Beselidhja, Shenkolli dhe Terbuni.
Nderkohe nga janari i ketij viti Miloti ka qene ne Itali ku eshte aktivizuar me nje ekip te kategorive te uleta, ndersa tani rikthehet ne Shqiperi dhe deri ne fund te ketij sezoni do te jete pjese e ekipit te Murlanit.
Nje ardhje e tille sigurisht qe e ka ngrohur trajnerin Pepaj i cili tashme ndihet me i qete sepse reparti i mbrojtjes me Milotin ne qender te tij do te jete me i sigurte dhe Murlani do te ece me i sigurte drejt arritjes se objektivit./SHKODRA-SPORT.COM/