Murlani ndonese ka luajtur ne fushen e tij ndaj ekipit Albanet ne sfiden e turit paraleminator te Kupes se Shqiperise, nuk ia ka dale te fitoje dhe te vazhdoje rrugetimin e tij ne kete kompeticion. Skuadra e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj eshte mundur me rezultatin 3-5 ne kete sfide.
Ajo eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit dhe ne fakt eshte dominuar nga miqte. Ata kane kaluar dy here ne avantazh, fillimisht ne minuten e 16-te me ane te Meçulit dhe me pas me Xhabaftin 10 minuta me vone.
Murlani do te mundohej te reagonte dhe do te arrinte ta ngushtonte rezultatin me ane te futbollistit Pjeter Cubi ne minuten e 35-te. Tre minuta me pas, Albanet do te shenonin edhe golin e trete me ane te futbollistit Xhabafti dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 3-1 ne favorin e tyre.
Ne fillimin e pjeses se dyte vendasit do te shenonin golin e dyte me futbollistin Jurgen Uku dhe me pas kane arritur edhe ta barazojne rezultatin ne 3-3 sepse Uku do te shenonte edhe nje gol tjeter duke rihapur shpresat e fitores se ketij takimi, por nuk do te ndodhte keshtu.
Miqte do te shenonin edhe dy gola te tjere, me autor Alushin dhe Xhabaftin dhe ne kete menyre do ta fitonin ndeshjen me rezultatin 5-3 duke u kualifikuar per ne turin e pare te Kupes se Shqiperise ku do te ndeshen me ekipin e Kukesit./www.shkodrasport.com/