KF Murlani i falet penalltive dhe e sheh veten tashme ne turin e pare te Kupes se Shqiperise. Pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit eshte luajtur ndeshja e turit paraeliminator te ketij kompeticioni ne mes skuadres vendase dhe asaj te Gramshit.

Rezultati i 90 minutave ka qene i barabarte 2-2, nderkohe qe me pas u ka ardhur koha shtesave qe nuk prodhuan rezultat tjeter dhe si rrjedhoje ne fund te dy ekipet i jane drejtuar gjuajtjes se 11- metershave te cilet kane shpallur fitues ekipin e Murlanit ne shifrta 8-7.

Ka qene futbollisti Arlindo Markaj qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 41-te dhe pjesa e pare do te mbyllej 1-0 ne favor te Murlanit. Ne te dyten ka ardhur goli i barazimit per miqte me ane te Latifit ne minuten e 57-te por Murlani nuk pajtohet me kete gje.

Si rrjedhoje pas insistimit ka ardhur goli i dyte me autor Ari Djepaxhine ne minuten e 79-te por ky avantazh ka zgjatur vetem dy minuta sepse Gramshi ka barazuar serish me brazilianin Murilo. Gjithçka mbyllet ne 2-2 dhe si rrjedhoje vendimtare do te ishin 11-metershat.

Futbollistet e Murlanit jane treguar me te sakte ne gjuajtjen e tyre duke fituar ne kete menyre 8-7 dhe duke u kualifikuar per ne turin e pare te Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/