Nga Maringlen ZHIVANI

Murlani ka pësuar humbjen e rradhës në kampionat. Në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit të Kategorisë së Dytë, ata janë mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 nga ekipi i Albanëve.

Sa i takon ndeshjes, Albanët shënuan katër gola në pjesën e parë dhe tre të tjerë në pjesën e dytë, duke e mbyllur këtë duel 7-0 në favor të tyre. Tashmë, kjo është humbja e shtatë rradhazi për Murlanin në po kaq ndeshje të luajtura dhe si rrjedhojë vazhdon të jetë e pozicionuar në vendin e fundit të tabelës së renditjes, me një golavarazh shumë negativ, 2-23.

Një start aspak i mirë ky që e bën këtë skuadër kandidaten kryesore për të rënë nga Kategoria. Megjithatë, kampionati ka ende edhe shumë javë për të luajtur dhe ndoshta në javët e ardhshme, pozitat në renditje edhe mund të përmirësohen.


Albanët-Murlani 7-0

Formacioni i Murlanit: Çaku, Cubi, Hila, Djepaxhia, Pepaj, Preza, Çokaj, Curraj, Nika, Gjylbegaj, Nikaj (u aktivizuan: Velaj dhe Muriqi) Tr: Vahedin Pepaj