Veleçiku dhe Murlani duhej te luanin sot ndeshjet e para te fazes play-off me shprese per ngjitjen ne kategorine e pare, por kopkikasit ne fakt do ta bejne pushim ngaqe kundershtari i tyre- Gramshi eshte perjashtuar nga Federata.

Luzi 2008 dhe Flamurtari u ngjitën direkt në Kategorinë e Parë si kryesues të grupeve A dhe B. Mes dy ekipeve do të luhet këtë të diel në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, një ndeshje finale për të përcaktuar kampionen e Kategorisë së Dytë, që merr një shpërblim prej 20 milionë lekësh të vjetër nga FSHF-ja.

Nderkohe ekipet e tjera do te vijojne garen sot dhe ne fushe do te jete dhe ekipi i Murlanit. Ai do te luaje ne oren 15.00 ne Orikum ndaj skuadres vendase, ne nje perballje ku djemte e drejtuar nga trajneri Xhahysa nuk konsiderohen favorite.

Per me teper qe në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, Oriku kualifikohet për në finale. Pavaresisht ketij fakti, ekipi i Murlanit do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira dhe si rrjedhoje do te kerkoje fitoren dhe kualifikimin sot ndaj Orikut.