Mbrojtësi i Elbasanit, Emiljano Musta, shënoi golin e barazimit në duelin ndaj Vllaznisë, që përfundoi me shifrat 1 me 1. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, 33-vjeçari deklaroi:  

“Personalisht ndihem mirë, edhe pse do të dëshiroja që vlerësimet ti merrja me rezultat 0 mbrapa dhe të kishim më shumë pikë.  

Që në fillim të vitit, e kemi kuptuar që euforia dhe investimet janë që të shkojmë lartë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kemi shumë lojtarë të huaj, kampionati është i vështirë dhe i paparashikueshëm. Duam të marrim maksimumin në çdo ndeshje.  

Duhet shumë kohë, për të ndërtuar një ekip me të ardhme të sigurt. Ekipi është i ndërtuar i gjithi nga e para. Gjithmonë në dhomat e zhveshjes kam kërkuar të jemi me këmbë në tokë gjatë gjithë sezonit.  

Shpresoj që ta kemi dhe kohën dhe t’i ngjisim shkallët një nga një. Mos harrojmë që Dinamo hipi në Superiore dhe më pas ra nga kategoria. Edhe Egnatia, sezonin e parë pati shumë vështirësi, pastaj ndryshoi komplet.  

Shpresoj të fitojmë me Partizanin dhe të hapen llogaritë për “Final 4”. Ndonjëherë në futboll 2 + 2 nuk bëjnë 4. Ne jemi shumë të urritur.  

Unë gjithë karrierën time e kam luajtur si mbrojtës krahu, por edhe në qendër mund të bëjë mjaft mirë, sepse edhe motori nuk është më aq i ri, sepse jam 33 vjeç. Falenderoj edhe bashkëshorten për kujdesjen”, deklaroi Musta.