Nisi në qytetin e Durrësit, në kompleksin “Tropikal”, grumbullimi i radhës për Kombëtaren U-16 nën drejtimin e trajnerit Dzemal Mustedanagic. Kuqezinjtë e vegjël do të jenë bashkë deri ditën e premte, datë 9 mars.

Mustedanagic ka grumbulluar plot 23 futbollistë të cilët do të jenë nën vëzhgimin e tij për t’u bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues U-17 dhe më tej.

Kjo grup-moshë është e datëlindjes 2003. Janë thirrur 11 lojtarë nga kampionati ynë dhe pjesa tjetër nga liga të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Ajo qe te ben pershtypje eshte mosthirrja e asnje futbolliste te Akademise Vllaznia per kete grupmoshe.

Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar nga Mustedanagic: