Trajneri i përfaqësueses U-17 të Shqipërisë, Dzemal Mustedanagic, ka bërë publike listën me 23 lojtarë, të cilët do të grumbullohet për eliminatoret e kampionatit europian, që do të zhvillohen pikërisht në Shqipëri, në stadiumet “Elbasan Arena” dhe Roza Haxhiu” të Lushnjës nga data 23 deri më 29 tetor.

Kuqezinjtë e vegjël bëjnë pjesë në Grupin 8, së bashku me Azerbajxhanin, Çekine dhe Norvegjinë. Mustedanagic, i cili njihet për intuitën për të zbuluar talentet e futbollit, është bazuar kryesisht në përpilimin e listës te futbollistë që luajnë në Europë, kryesisht në Itali dhe Greqi, por nuk mungojnë elementët nga Gjermania apo Anglia.

Shumë elementë janë edhe nga kampionatin shqiptar, çka tregon vëmendjen që ka patur trajneri boshnjak për futbollin vendës. Por nderkohe, ashtu si edhe ne kombetaren U-19, edhe tek kjo kombetare ne kete grumbullim nuk ka asnje futbollist te Akademise Vllaznia.

Drejtuesit e kesaj te fundit edhe me pare e kane ngritur zerin per kete qellim por duket se problemi vazhdon te jete i njejte.

Takimin e parë Shqipëria U-17 do të luajë kundër Çekisë, më 23 tetor, në orën 14:00, në “Elbasan Arena”. Ndersa më 26 tetor me Norvegjinë dhe në ditën e fundit, më 29 tetor, kundër Azerbajxhanit. Objektivi i Shqipërisë në këtë turne është kualifikimi në “Elite Round”.