Gjergji Muzaka ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe tashmë futbollin e ndjek si një tifoz i vërtetë. Dhe si tifoz, ai pranon se i ka lënë mbresë Vllaznia me atë që po tregon në këtë pjesë të pare të kampionatit.
Në studion e “Sport News Plus”, ish-futbollisti tregoi bindjen që ka se me këto paraqitje, Vllanzia është padyshim pretendente kryesore për titull. Por tashmë duhet të bëhet gati për një kampionat tjetër.
“Vllaznia është e vetmja skuadër që ka ruajtur vazhdimësinë që në fillim dhe është pretendente kryesore për titullin kampion. Nuk e mendonin të gjithë në fillim të kampionatit, presioni është rritur edhe te lojtarët e skuadra se me rezultate e ndeshje kanë rritur vlerat e tyre.
Edhe me trajnerin kanë marrë vlera të tjera: Është ekipi për t’u mundur dhe tani më shumë duhet të mendojë të punojë me psikologjinë e lojtarëve se tani shihen ndryshe, nuk shihen më si Vllaznia e fillimit. Ndaj meriton komplimente.
Duke parë renditjen, kampionati është i rivalizuar se ka ngjeshje. Por do të thosha se që nga Tirana, te Partizani, të gjitha këto skuadra objektiv kanë ittullin, nuk janë të kënaqur me Europën. Këtu shohim edhe problemin apo oshilacionet në këtë periudhë se asnjë nga këto nuk është i kënaqur me pozicionin që ka se objektiv ka titullin.
Edhe pjesën e fundit të klasifikimit e shoh të ngjeshur, edhe pse Kastrioti ka 17 pikë por ata shprehen se luftojnë për për kategorinë. Tani do të jetë ekipi për t’u mundur e fillon kampionati i vërtetë për Vllazninë dhe lojtarët”, tha Muzaka. /vipsport/