Sezoni i ri futbollistik do të nisë ditën e nesërme dhe natyrisht që përveç futbollistëve dhe trajnerëve, janë duke u bërë gati për të startuar edhe arbitrat. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përzgjedhjen e atyre që do të drejtojnë si kryesorë por edhe si anësorë në ndeshjet e këtij sezoni. Nga lista paraprake që ky institucion ka bërë, janë edhe dy arbitra shkodranë. Vetëm dy. Njëri është kryesor, Indrit Myrta ndërsa tjetri është anësor, Melis Dervishi. Natyrisht shumë pak për një qytet me tradita në futboll dhe po ashtu edhe në arbitrim.

Dikush mendon se në Kolegjiumin e Shkodrës nuk bëhet punë ashtu si duhet për nxjerrjen e arbitrave cilësorë. Të tjerë shprehen se ky kolegjium është i nëpërkëmbur nga strukturat përkatëse të Federatës megjithatë tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një paraqitje të mirë të dyshes Myrta- Dervishi në sezonin e ri të Kategorisë Superiore por duke shpresuar  që të kenë edhe ndeshje në dispozicion.

www.shkodrasport.com