Myrto Uzuni ka hedhur edhe një tjetër hap drejt rekordit të golave në një sezon te skuadra e Granadas, duke shënuar sot golin e 21-të të tij personal në kampionatin e La Liga 2.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka tundur edhe sot rrjetën në duelin ndaj Las Palmas, një kundërshtari direkt për Granadan për ngjitjen në La Liga.

Në minutën e 40 të duelit, ai tundi rrjetën pas një kundërsulmi perfekt duke marrë me vetë mbrojtësit e më pas duke mposhtur portierin me një diagonale të saktë, për të çuar në 2-0 shifrat për ekipin e tij.

Ky ishte goli i 21-të i sezonit, vetëm 2 gola larg shifrës 23 që është edhe rekordi i klubit të Granadës sa i përket rrjetave të tundura nga një futbollist i vetëm.