Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik te Granada.

Sulmuesi shqiptar po vazhdon shkëlqimin e tij në Spanjë edhe pas pushimit të Kombëtareve.

Lojtari nga Berati ka dhuruar asist në minutën e 9 të takimit, ndërsa në të 27-n ka gjetur rrugën e rrjetës me një gol spektakolar me kokë.

Uzuni shkon në kutoën e 7 golave të shënuar për këtë sezon, duke udhëhequr listën e golashënuesve në La Liga 2. Granada po udhëheq me rezultatin 2-0 kundër Sportingut të Gijonit, ndërsa mbetet ende pa u përfunduar pjesa e parë.