Humbja ndaj Bylisit në fundjavë me shifrat 3-2 ishte e pashmangshme për Partizanin. “Demat e kuq” shkarkuan nga detyra trajnerin Aleksandar Veselinovic pas rezultateve jo bindëse në ndeshjet e fundit. Në një intervistë për “Euroneës”, ish-lojtari i Partizanit, Vangjel Zguro ka folur për periudhën e tij nën drejtimin e Veselinovic.

“Shumë paskemi ecur me këto bërryla që ka ky sport. Bërryla po çfarë bërrylash. Edhe në nivelet më të larta mund të ketë mosmarrëveshje trajneri-lojtar. Por po të jesh djalë i drejtë në Shqipëi të quajnë djalë të keq. Lojtarët ishin në dhomë kur ndodhi problemi im me trajnerin. Nëse unë gënjej, nuk kam fytyrë të dal këtu. Trajneri mashtroi në një situatë të zakonshme. Ashtu e mendoi.

E gjitha lindi pas ndeshjes së Laçit. Luajta 90 minuta dhe në derbi e pashë veten në stol. Nuk dua të hyj te pjesa ime, por i uroj suksese Partizanit. Pa ofenduar, por nuk mund të shkojë trajneri i Naftëtarit trajner i Crvena Zvezdës apo i Partizanit të Beogradit. E tregon CV-ja. Kështu ishte puna me këtë. Më shkoqur nuk mund të flas. Bënim stërvitje të U12-s, se me vjen zor ta them. Mund të pyesësh privatisht. Një stërvitje ç’të të them.

Normalisht që më ka dëmtuar. Unë erdha si një kampion maqedonie në një ekip si Partizani, që pretendon të dalë kampion. Erdha me dëshirën më të madhe për të dalë përsëri kampion dhe u investova totalisht aty. Më pas vjen një trajner që nuk e njeh as shtëpia e vet dhe të bën këtë lloj gjëje, normale që dëmtohesh. Jo vetëm unë, por dëmtohet e gjithë familja”, tha Veselinovic.