Një rekordmen i vërtetë. Ish-portieri i Vllaznisë në sezonin 2006-2007, Lutc Pfanenshtil ka provuar të luajë në të gjithë kontinentet si profesionist. Me shkodranët gjermani u aktivizua 14 ndeshje, teksa vazhdoi rrugëtimin e tij në vende si Namibia, Zelanda e Re apo Kuba.

Tani, 46-vjeçari punon si drejtor klubin e Furtuna Dyseldorf. Në një prononcim rrëqethës për “SPOX.com”, Pfanenshtil ka treguar disa detaje të çuditshme për futbollin Afrikan.

“Kishim një ndeshje të vlefshme për Champions-in e Afrikës. Disa minuta para ndeshjes në dhomat zhveshjes vjen një shtrigan, i cili na lyen me lëng të përftuar nga kufoma njerëzish. Mbante një ere të tmerrshme, për pak na nuk po më binte të fikët. Në fund ia dolëm të fitonim ndeshjen dhe shtrigani ishte i bindur se ia dolëm falë lëngut të tij.

Një koleg im u vra me sëpatë sepse la të dashurën, ndërsa një tjetër humbi të vëllain në një aksident rrugor, filloi të qante me dënesë. Doja t’i jepja disa ditë pushim për të kaluar kohë me familjen e tij, por ai nuk e donte këtë dhe tha, por të nesërmen e kishte harruar, më tha: Zoti jep, Zoti merr. Afrika është kontinenti që gjithmonë qesh. Kryesisht të gjithë janë të lumtur, pavarësisht vuajtjeve”, u shpreh gjermani./panorama-sport/