Julian Nagelsman nuk është i kënaqur. Kuali fikimi në “Final 4” të Ligës së Kombeve është një ngushëllim minimal pas asaj që u pa në fushë. Për teknikun është e patolerushme që të rrezikohej kualifikimi pas 45 minutave të para të dominuara dhe me tre gola avantazh. Pas ndeshjes, ai u duk shumë i acaruar në konferencën për shtyp.
Çfarë ndodhi, mund të na e shpjegoni?
Ndeshja kundër Italisë u shndërrua në një dramë. E panevojshme, sepse në pjesën e parë ishim komode në 3-0 dhe po kalonim qartë disa herë italianët saqë mund të shënonim edhe më tepër. Por, rivali i u kundërpërgjigj. U afrua përsëri. Dhe ajo që më parë ishte një ndeshje pothuajse e përsosur, u bë një sfidë që ishte e vështirë për t’u shpjeguar.
Përse kjo rënie kur në fushë kishte shumë lojtarë me përvojë?
Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme. Në mbrojtje ishim shumë të zotë dhe akoma më tepër në sulm. Për 45 minuta pashë vërtet një skuadër shumë të mirë. U detyruam të bënim disa zëvendësime në pjesën e dytë dhe në fushë u gjendën lojtarë që nuk kishin luajtur së bashku më parë.
A mjafton vetëm kjo për të shpjeguar barazimin e Italisë?
Ne gjithashtu luajtëm shumë prapa. Por sinqerisht, unë nuk dua të flasim shumë për pjesën e dytë, edhe pse pjesa e dytë është shumë e rëndësishme për ne. Mbase ishte më mirë që shkoi kështu sesa po të kishim fituar 4-0, sepse ishte një mënyrë për të nxjerrë mësime të vyera mbi ndeshje të caktuara kundër rivalëve me vlera si Italia.
Cili ishte çelësi i minutave të para?
Mendoj se bëmë një zgjedhje të mirë me Shtiler si shkatërrues. Fituam më shumë thellësi dhe patëm më shumë ndryshime në ritëm kur e kërkonte nevoja. Edhe të tjerët bënë mirë, por në 45 minutat e para u pa një Gjermani shumë afër përsosmërisë.
Sa e fortë ishte kjo Gjermani për të shmangur telashe?
Në Itali ishte më këmbëngulëse dhe më të kujdesshëm në totalitetin e 90 minutave. Ndeshja e sotme ishte shumë e larmishme, gjë që më pëlqeu shumë, megjithatë disa ulje vëmendje nuk janë të tolerueshme. Rrezikuam dhe mund ta kishim shmangur, megjithatë edhe në minutat e fundit pashë karakter.