Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, i ka dërguar tashmë një paralajmërim Xabi Alonso-s për zgjedhjen e mundshme të Bayern Munichu para Liverpool-it si hapin e tij të ardhshëm.Spanjolli Alonso ka shkëlqqyer që kur mori drejtimin e skuadrës gjermane të Bundesligas, Bayer Leverkusen.
Leverkusen aktualisht është tetë pikë para në drejtim të Bundesligas dhe gjithashtu është i pamposhtur.Si rezultat i punës së tij mbresëlënëse, Alonso është një kandidat të zëvendësojë Jurgen Klopp te Liverpool, pasi gjermani njoftoi vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit.
Ndërkohë, Bayern po kërkon gjithashtu një trajner të ri pasi Thomas Tuchel do të largohet gjithashtu nga klubi bavarez në fund të sezonit aktual.Sidoqoftë, Nagelsmann, i cili u shkarkua nga Bayern në mars 2023, ka paralajmëruar Alonso-n për zgjedhjen e Bayern-it para Liverpool-it.
Duke folur për gazetën gjermane të lajmeve Der Speigel, Nagelsmann tha: “Unë kam nënshkruar me Bayern me kushtin që do të ndryshoja gjërat.
“Ka klube që të japin kohë. Jurgen Klopp ishte te Liverpool për pesë vjet para se të bëhej kampion atje për herë të parë. Pep Guardiola fitoi titullin e Champions League me Manchester Cityn vetëm pas shtatë vitesh. Trajnerët e Bayern Munichut nuk kanë kaq shumë kohë në dispozicion.
Ai shtoi: “Ajo që i komunikohet botës së jashtme pas një ndarjeje nuk ka të bëjë me realitetin. Por kështu është bërë gjithmonë në futboll dhe kështu do të jetë për 30 vitet e ardhshme”./telesport/