Gjermania përgatitet për dy ndeshjet e fundit të Nations League. Trajneri Julian Nagelsmann ka publikuar listën për ndeshjet që do të luajë ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Hungarisë.

Kombëtarja gjermane kryeson renditjen e Grupit 3 të Ligës A me 10 pikë (3 fitore, 1 barazim, 0 humbje). Rivalët janë shumë pas dhe Gjermanisë mund t’i mjaftojë fitorja ndaj boshnjakëve për të siguruar matematikisht vendin e parë.

Ajo që bie në sy në grupin e lojtarëve të grumbulluar është hera e parë për Stefan Ortega Moreno nga Manchester City. Rikthehen në kombëtare Julian Brandt dhe Felix Nmecha nga Borussia Dortmund.

Lista e kombëtares gjermane

Portierë: Baumann, Nubel, Moreno

Mbrojtës: Gosens, Henrichs, Kimmich, Koch, Mittelstadt, Rudiger, Schlotterbeck, Tah

Mesfushorë: Andrich, Brandt, Fuhrich, Gross, Musiala, Nmecham, Stiller, Wirtz

Sulmues: Gnabry, Havertz, Kleindienst, Undav