Është raportuar se Matteo Politano ka rënë dakord me një kontratë me Napoli, por ende nuk ka marrëveshje me Sassuolo.Argjentinasi dëshiron të bashkohet me Partenopei këtë muaj, por klubi i tij i tanishëm ka paralajmëruar se ka interes nga gjetiu.
Juventusi thuhet se është një nga klubet e interesuara, por drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta deklaroi dje se ata nuk do të bëjnë asnjë biznes të janarit.
Sipas calciomercato.com, Politano nuk dëshiron të shkojë në Torino gjithsesi, pasi ai dëshiron të luajë dhe është siguruar se do luaj nën Maurizio Sarri.
Faqja e internetit beson se ekziston një marrëveshje e përafërt për një kontratë, por deri tani dy klubet nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje.
Mendohet se Napoli e ka ngritur tashmë ofertën e tyre për 20 milionë euro plus Adam Ounas në huazim, por ka vetëm dy ditë për të siguruar një marrëveshje.