Eljif Elmas do të largohet nga Napoli. Kështu ka deklaruar presidenti Aurelio De Laurentiis gjatë intervistës së dhënë për “Corriere dello Sport”.

Mes çështjes së Superligës dhe të ashtuquajturës Serie E, pra kampionatit më vete që De Laurentiis do të donte të krijonte “vetëm me ekipe nga qytetet e mëdha”, lindi tema e transferimeve, me protagonist kryesor Elmasin.

“Elmas? Tashmë është shitur”, – tha De Laurentiis. – Ai është dikush që dëshiron të luajë gjithmonë, nuk e ka kuptuar që je titullar edhe nëse nuk luan 90 minuta.

A ka luajtur pak këtë vit? Spalletti e kishte edhe vitin e kaluar, për ta vlerësuar. Këtë vit kishim dy trajnerë”.

Pra, cili është fati i Elmasit? Sipas të gjitha gjasave, do ta transferohet te Leipzigu, në Bundesligë. Klubi gjerman ka bërë ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh për lojtarin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Edhe vetë Elmas mësohet se e ka dhënë miratimin për transferimin, duke u përgatitur për t’i dhënë fund eksperiencës së tij te Napoli, e cila kulmoi në vitin 2023 me fitimin e “Scudettos”.