Mbyllet ndeshja në “San Paolo”. Napoli mund me rezultatin 2-1 Brescian. Për vendasit shënuan Mertens dhe Manolas që në pjesën e parë.

Mirëpo, në të dytën, miqtë tentuan më shumë dhe e gjetën shpejt golin. Tonali që në minutën e 50-të, me një gjuajtje nga jashtë zonës e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 12 pikëve, por mbetet në vendin e 4, 1 pikë më pak se Atalanta e vendit të 3-të.

Në këtë sfidë, lojtari shqiptar, Elseid Hysaj e ka nisur ndeshjen nga stoli, por trajneri Carlo Ançelotti e ka aktivizuar disa minuta nga fundi.

Napoli (4-4-2) – Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Ghoulam; Callejon, Fabian Ruiz, Allan; Zielinski; Llorente, Mertens.

Brescia (4-3-1-2) – Joronen; Sabelli, Cistana, Chancellor, Martella; Bisoli, Tonali, Dessena; Spalek; Balotelli, Donnarumma.