Napoli shkarkoi ditën e djeshme Karlo Ançelotin nga drejtimi i skuadrës, pavarësisht se këta të fundit u kualifikuan në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.carlo-ancelotti-cropped_18f67khlfk5qf1chfg9gyrm5hd
Nuk ka vonuar shumë dhe të kaltrit kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tekniku 60-vjeçar. Vendi i Ançelotit do të pasohet nga Xhenaro Gatuzo, i cili prej sezonit të kaluar është i papunë pas largimit nga drejtimi i Milanit. GATUZO
Ky i fundit ka arritur marrëveshjen me presidentin, Aurelio De Laurentis, dhe ditën e sotme ka mbërritur në ambientet e klubit.
Në disa foto të siguruara nga gazetari Xhianluka Di Marcio, shihet ish-trajneri i Milanit që ka mbërritur në zyrat e Napolit dhe në orën 18:00 pritet të jetë edhe prezantimi i tij para mediave.