Françesko Moriero është një futbollist i cili njeh mirë si Napolin, ashtu edhe Interin, pasi ka veshur fanellat e të dy skuadrave në karrierën e tij.
Ish-sulmuesi, i cili për dy muaj provoi të drejtonte si trajner skuadrën e Dinamos në futbollin shqiptar, ka bërë një parashikim të ndeshjes së kësaj fundjave në Serinë A, që mund të jetë vendimtare në luftën për titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
“Do të jetë një ndeshje e bukur. Gatuzo do të kërkojë pikë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve ndërsa Konte kërkon triumfin e radhës. Antonio për mua është si një vëlla, forca jonë është se vinim nga rruga, kishim uri. Karakteri ka bërë diferencën, Gatuzo e Konte janë të ngjashëm sa i përket karakterit, edhe trajneri i Napolit është i uritur si të gjithë ata që e kanë nisur nga zero. Do të bëhet një nga më të mirët.
Lukaku si Ronaldo “Fenomeni”? Nuk mund të bëhet një krahasim pasi Roni ishte një lojtar special. Sigurisht Lukaku është lojtari i titullit zikaltër. Konte, i cili u kritikua që e mori, bëri mirë që insistoi. Big Rom është fantastik”, tha Moriero në intervistën e tij. /vipsport/