Napoli nuk ka shkuar përtej barazimit 0-0 kundër Fiorentina në “San Paolo” dhe mbetet në vendin e dytë, një pikë larg Inter kryesues dhe një pikë mbi Juventus të vendit të tretë. Skuadra e Maurizio Sarri, pas humbjeve ndaj Juventus dhe Feyenoord nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës dhe goli mungon prej 240 minutash në kampionat, duke zbehur disi fillimin “magjik” me 11 fitore radhazi. Gjatë gjithë pjesës së parë Napoli bëri vetëm një goditje në kuadrat, duke vendosur një rekord negativ në këtë sezon.
Edhe në pjesën e dytë, Fiorentina ishte në lartësinë e duhur për të marrë një pikë që e ngjit në vendin e shtatë. Në ndeshjet e tjera të luajtura në Serie A. Roma e vendit të katërt goditi 26 herë drejt portës së Chievo, por ashtu si Napoli, u mbërthye në një barazim pa gola. Në barazim u mbyll edhe Spal-Verona, këtë herë me gola, 2-2, ndërsa Udinese fitoi 2-0 ndaj Benevento. Në mbrëmje, Milan pret Bologna. Java e 16-të e Serie A mbyllet nesër me ndeshjet Genoa-Atalanta dhe Lazio-Torino.