Në orën 20:45, Napoli zbret në fushën e lojës për të luajtur ndeshjen ndaj Genoas, e vlefshme për javën e 12-të të Serire A.

Në këtë 90 minutësh, skuadra e drejtuar nga Carlo Ançelotti, kërkon rikthimin tek fitorja, pasi nuk merr 3 pikë të plota në 3 ndeshjet e fundit.

Për këtë takim, do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë edhe Elseid Hysaj, me lojtarin e kombëtares shqiptare që ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij.

Ky eshte nje lajm i mire edhe per kombetaren shqiptare sepse Hysaj qe nga dita e hene do te jete ne vendin tone per te qene ne dispozicion te trajnerit Reja per ndeshjet me Andoren dhe Francen.

NAPOLI: Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Callejon, Fabian, Zielinski, Insigne, Lozano, Mertens.