Deklaratat e dhëna nga menaxheri i Hysajt pak ditë më parë, ku Mario Xhufredi kërkoi që të ketë një sqarim nga klubi në lidhje me situatën e mbrojtësit, ka trazuar jo pak ujërat në shtëpinë napolitane.

Ashtu siç tashmë dihet, Elseid Hysaj kërkon të largohet nga Napoli në drejtim të Anglisë, ku Çelsi i Sarrit po e kërkon me çdo kusht, por pengesë po bëhet klubi italian.

Mediat italian raportojnë se ditën e sotme pritet të ketë një takim mes agjentit dhe drejtuesve të Napolit dhe gjithçka duket se mund të zgjidhet. Napoli kërkon që në drejtim të mbrojtësit, të ofrohen 50 milionë euro, aq sa edhe e parashikon klauzola e largimit, ose në të kundërt, nuk ka asnjë shans që të largohet.

Nëse Çelsi është i gatshëm të paguajë klauzolën, atëherë mund të marrë mbrojtësin shkodran. Ka kohë, që Hysaj nuk është më titullar te Napoli dhe madje nuk po gjen as minuta e mesa duket, kjo situatë do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Nëse në zyrat e Napolit nuk paraqitet oferta 50 milionë euroshe, atëherë Hysaj duhet të mbyllë gojën dhe t’i bindet trajnerit Ançeloti./vipsport/