Napoli ka arritur të marrë një fitore të madhe me përmbysje ndaj Sasuolos, me rezultatin 1-2.
Gatuzo ka arritur fitoren e parë me Napolin në mënyrë dramatike, me një gol në minutën e katërt të shtesës.
Traore kaloi na avantazh Sasuolon, në minutën e 29-të dhe pjesa e parë u mbyll në favor të vendasve.
Në pjesën e dytë Napoli u zgjua dhe barazoi me Alanin në minutën e 57-të. Ndërsa në minutën e katërt të shtesës gjetën golin e trepikëshit me Elmasin. Kapiteni i kombetares shqiptare Elseid Hysaj eshte aktivizuar ne pjesen e dyte ne kete ndeshje.
Kështu Napoli ka shkuar në kuotën e 24 pikëve dhe ndodhet në vendin e tetë.