David neres është lojtari më i ri i Napolit. Sulmuesi brazilian vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Benfican për të nisur një të re në Serie A me klubin napoletan.
30 milionë euro ka shpenzuar Napoli për të siguruar shërbimet e futbollistit 27-vjeçar. Në krahun tjetër, ky i fundit ka nënshkruan me klubin italian një kontratë 4-vjeçare, me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.
Neres ishte një nga dëshirat kryesore të trajnerit Antonio Conte, me këtë të fundit që e sheh si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit. Tashmë, objektivi i radhës është Romelu Lukaku./newsport/