Epoka e Luciano Spallettit me Napolin ka mbaruar dhe tashmë kampionët e Italisë janë gati për një epokë tjetër. Trajneri i ri i Napolit, Rudi Garcia është prezantuar ditën e sotme për herë të parë duke u shprehur për ndjesitë e tij në marrjen e drejtimit të kampionëve.
“Kur filloj një aventurë, luaj gjithmonë për të fituar. Jam këtu për të fituar trofe. Ne ramë dakord me presidentin për ambiciet, jam i sigurt se ai do të më japë një ekip cilësor. Nuk do të bëj asnjë ndryshim taktik, por dua të vendo vulën time në lojë.
Dhurata e parë e De Laurentiis për mua është që unë të jem këtu. Do të doja të përshëndesja tifozët për pritjen që më bënë. Kur pashë flamujt përreth, kuptova se qyteti është krenar për ekipin tim dhe synimi im është që kjo gjë të ndodhë edhe në të ardhmen duke forcuar lidhjen me skuadrën time.
Shpresoj të jem një Garcia me më shumë përvojë, sepse kam bërë shumë mirë. Është kënaqësi e vërtetë të kthehem në Itali, mezi pres të zbuloj qytetin. Do të përpiqem të jap më të mirën time, unë di si ta bëj dhe dua ta bëj këtu në Napoli.” – u shpreh Rudi Garcia. /oversport/