Ngjitja e Shqipërisë në Ligën B ka gëzuar padyshim tifozët shqiptarë, por edhe përtej Adriatikut, ku Edi Reja është një emër shumë i njohur.
Jo vetëm sportdashës, por edhe një nga klubet më të njohura ku ka punuar më parë trajneri italian, është bërë pjesë e festës kuqezi.
Napoli, të cilin Edi Reja e drejtoi në vitin historick të kthimit në Serinë A dhe arriti ta çonte deri në Europë, vazhdon të mbajë një lidhje të ngushtë me teknikun.
Ai merr pjesë herë pas here në aktivitetet që organizojnë napolitanët ndërsa në Itali insistojnë se presidenti Aurelio De Laurentis vazhdon të këshillohet herë pas here me teknikun e kuqezinjve.
Ndaj klubi ka qenë i pari që ka uruar Rejan me një mesazh të publikuar në profilin e vet në Twitter. “Komplimente Mister Reja për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve me kombëtaren e Shqipërisë”, shkruante klubi i cili ka dashur kështu të përgëzojë ish-trajnerin e tij për këtë arritje. /vipsport/