Pas shumë e shumë përgatitjesh, më në fund ka ardhur momenti. Sonte në orën 19.00, në sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit, do të zhvillohet “Nata e Boksit”.

Në ring do të ngjiten sportistët më të mirë të vendit, amatorë dhe profesionistë të cilët pritet të dhurojnë spektakël.

Nisma e ndërmarrë nga kampioni i botës Elis Guri dhe shoqata që ai drejton “Promo Sport” do të jetë një test shumë i rëndësishëm edhe për aktivitete të tjera më pas.

E rëndësishme është që mbrëmja e sotme të shkojë ashtu si duhet. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe.

Shkodranët do kenë mundësi të shohin në ring Jetmir Kuçin, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli, Bekim Vjerdha, Albert Kapaj, Syrjan Marinaj, Leonard Ara etj. Dhe padyshim që presin edhe fitore prej tyre.
© shkodrasport.com