Boksierët e Shqipërisë, Arjon Kajoshi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa kanë triumfuar në turneun ndërkombëtar të boksit, që u mbajt përpara Bashkisë së Shkodrës.
Fillimisht, Kajoshi fitoi duelin ndaj boksierit të Bosnjës, Miladin Vranjesh, në peshën 76-kg. Pas Kajoshit, rradha për t’u ndeshur ishte e boksierit të ekipit të Tiranës, Alban Bermeta ndaj kundërshtarit të tij, Nikolas Paviç, teksa edhe Bermeta arriti ta fitojë këtë përballje.
I fundit për t’u ndeshur ishte edhe boksieri tjetër shkodran, Nelson Hysa, që u përball me boshnjakun Dragan Janjiç ose ndryshe “Tyson i Ballkanit”.
Me këtë të fundit që u tërhoq gjatë përballjes me shkodranin Nelson Hysa, i cili arriti ta mposhtë boshnjakun me shumë meritë.
Maringlen ZHIVANI