Për të parën herë në 20 vite, nuk ka asnjë lojtar i Juventus në formacionin e Italisë.

Roberto Mancini teston një formacion eksperimental ndaj Portugalisë, duke ndryshuar nëntë lojtarë nga ndeshja e fundit me Poloninë.

Ka përfaqësues nga Milan, Roma, Torino, Lazio, Fiorentina, SPAL, Genoa dhe Chelsea.

Kjo është hera e parë që në një ndeshje zyrtare nuk do të ketë asnjë lojtar të Juventus që nga 17 qershori i 1998, një fitore 3-0 ndaj Kamerunit në Kupën e Botës në Francë.

Një tjetër fakt interesant është se ka një lojtar të Juventus në anën e Portugalisë, pikërisht Joao Cancelo.