Kastrioti-Bylis ishte parashikuar të zhvillohet ditën e sotme duke nisur që nga ora 15:00. Por para se skuadrat të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar këtë takim, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur shtyrjen e saj. Arbitrat janë kërcënuar me jetë dhe nuk kanë pranuar të marrin përsipër këtë përballje.
Në lidhje me këtë ka folur edhe Naxhi Shensoi, i cili poër “Oversport” do të deklaronte se nuk kanë qenë në dijeni të situatës, ndërsa një ngjarje e tillë dëmton rëndë futbollin shqiptar.
Shtyrja e ndeshjes? Nuk kemi qenë në dijeni, kjo është një mungesë organizimi nga ana e Federatës. Nuk është diçka e mirë për futbollin shqiptar të ndodhë diçka e tillë, kështu ngjarjesh nuk ndodhin jashtë. E kishim përgatirur mirë këtë ndeshje dhe ishim të bindur se do të mund të merrnin fitoren. Derbi nuk është vetëm Partizani-Tirana, por edhe duelet e mbijetesës si Kastrioti-Bylis është e tillë.
Si ndikon kjo në vazhdimësinë e skuadrës? Kjo ndeshje nuk do të luhet. Federata do të vendosë se kur do të zhvillohet ky takim. Do të luhet apo nuk do të luhet. Ne vazhdojmë sipas programit tonë dhe ndeshja e radhës është me Teutën nëë Ballsh. Për ne çdo ndeshje është “Play-off”. Ne besojmë me plot zemër se do të mbijetojmë dhe sezonin e ardhshëm do të luajmë sërish në Superiore.