U mbajt ditën e sotme në Bukuresht të Rumanisë, ceremonia e hedhjes së shortit për grupet e fazës finale të Europianit 2020.
Ekipet e vendosura në 4 vazo, u ndanë në 6 grupe (A-F) me nga katër skuadra, ku nuk mungojnë edhe përballjet fantastike që në fazën e grupeve.
Në grupin A, Turqia dhe Italia do të ngrenë siparin e Europianit më 12 qershor, ndërkohë që dy ekipet e tjera në këtë grup do të jenë edhe Uellsi me Zvicrën.
Në grupin B, gjenden Belgjika dhe Rusia, dy ekipe favorite, ndërkohë që për një biletë në fazën tjetër do të luftojnë edhe Danimarka e Finlanda.
Kosova mund të jetë pjesë e grupit C. Aty ku bëjnë pjesë Holanda, Ukraina e Austria, do të shtohet edhe ekipi fitues i play-off nga Liga D. Mes katër ekipeve që do të luajnë finalet në mars, janë Kosova, Gjeogjia, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut.
Në gripin D, Anglia e Kroacia paraqiten dy ekipet më të forta, ndërkohë që gjendet edhe Repubika Çeke. Ekipi tjetër që do të konfirmohet në muajin mars në këtë grup, do të dalë nga fituesi në play-off të ligës C, ku bëjnë pjesë Skocia, Norvegjia, Serbia dhe Izraeli.
I fortë paraqitet edhe grupi E. Spanja, Suedia e Polonia do të kërkojnë një biletë për në turin tjetër, ndërkohë që pritet edhe ekipi fitues nga play-off e Ligës B, ku bëjnë pjesë Bosnja, Sllovakia, Irlanda, si dhe Irlanda e Veriut.
Dhe “ëmbëlsira” për në fund. Një grup “ferri” ai ku gjendet Portugalia, Franca dhe Gjermania. Ekipi katërt do të jetë një mes Islandës, Rumanisë, Bullgarisë apo Hungarisë. Më poshtë, një tablo e plotë nga shorti.
SHORTI
Grupi A
1- Turqia
2- Italia
3- Uells
4- Zvicra
Grupi B
1- Danimarka
2- Finlanda
3- Belgjika
4- Rusia
Grupi C
1- Holanda
2- Ukraina
3- Austria
4- Fitues i Play-Off D (Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bjellorusi )
Grupi D
1- Anglia
2- Kroacia
3- Fitues i Play-Off C (Skoci, Norvegji, Serbi, Izrael)
4- Republika Çeke
Grupi E
1- Spanja
2- Suedia
3- Polonia
4- Fitues i Play-Off B (Bosnjë-Hercegovinë, Sllovaki, Irlandë, Irlandë e Veriut)
Grupi F
1- Fituesi i Play-off A (Islandë, Bullgari, Hungari, Rumani)
2- Portugalia
3- Franca
4- Gjermania