Mëngjesin e sotëm kemi mësuar lajmin e kobshëm, atë të ndarjes nga jeta të çiklistit më të madh shkodran dhe ndër më të mëdhenjtë e atij shqiptar, Agim Tafili. Një sëmudje e rëndë i ka marrë jetën këtij kollosi të madh të sportit shqiptar në moshën 52 vjeçare. Kampioni i padiskutueshëm i çiklizmit, njeriu i mrekullueshëm, miku i ngushtë i të gjithë ne, na ka dhënë lamtumirën. Lajmi i keq ka mbërritur nga Greqia dhe ma merr mendja se nuk ka patur njeri që nuk ka ndjerë keqardhjen për humbjen e këtij njeriu të mrekullueshëm.
Trupi i Agim Tafilit mbërrin paraditen e nesërme në Shkodër për ta përcjellë për në banesën e fundit por edhe për ti dhënë lamtumirën të gjithë ne, të gjithë fansat e tij, të gjithë ata që ky çiklist i mrekullueshëm i ka kënaqur me sukseset e tij të shumta në karrierëën sportive. Redaksia e gazetës “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tafili për humbjen e njeriut të tyre të dashur. “Pushofsh në paqe KAMPION!”.