Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish-futbollisti I Vllaznisë së viteve ’60 Bep Çefa. Ai është përcjellë sot për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij por nuk kanë munguar edhe njerëzit e sportit me të cilët ai ka kaluar shumë vite. Çefa ka luajtur si sulmuesi I majtë në vitet ’60 me Vllazninë pëkrah emrave të tillë si Frederik Çapaliku, Osman Djepaxhia etj ndërkohë që gjatë dy viteve të shërbimit ushtarak ka luajtur edhe për Labinotin e Elbasanit ndërsa ka mbaruar edhe Teknikumin e Fiskulturës në degën gjimnastikë e për rrjedhojë për lënien e sportit ka qenë për disa vite trajner I ekipit të gjimnastikë duke dalë disa herë kampion I vendit me të. Emri I tij është I gdhendur në historinë e klubit shkodran dhe do kujtohet gjatë për kontributin e tij si me futbollin ashtu edhe me gjimnastikën. Gazeta sportive online “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet e tij familjes Çefa për humbjen e njeriut të tyre të dashur.