Ndahet nga jeta ish-mundësi Marash Pali
Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare ish-mundësi i njohur shqiptar Marash Pali. Ai që në 10 vitet e karrierës së tij numëron disa suksese. I lindur në vitin 1944 në qytetin e Pukës që heret nis të merret me sport. Aktivizohet me sportin e mundjes dhe shumë shpejt kalon me skuadrën e Partizanit. Pali gjatë viteve 60-70 kur ka garuar në Kampionatet e mundjes do të lintë edhe ai një shenjë pozitive në historinë e këtij sporti. Punon fort dhe është i përkushtuar shumë pas mundjes. Sakrificat e tij shpërblhen mjaft mirë me rezultate të larta. Në vitin 1965, ndoshta në kulmin e formës së tij spotive arrin të shapllet Kampion i Shqipërisë në sportin e mundjes nën ngjyrat e ekipit të Partizanit. Më tej Pali suksesesshëm edhe tre herë të tjera arrin të shpallet NënKampion i Shqipërisë. Pali rezultatin e tij më të mirë e ka në Ballkaniadad ku ka marrë pjesë të asaj kohe. Kështu në vitin 1965 udhëton drejt Serbisë për të përfaqësuar Shqipërinë në Beograd. Aty bën një paraqitje të shkëlqyer teksa arrin të koleksionojë plot tre medalje. Pali me meritë fiton në Beograd dy medalje bronzi dhe një medalje argjendi duke nderuar kështu Shqipërinë në atë garë të rëndësishme. Vdekja i merr jetën në moshën 67-vjeçare, patjetër një lajm i hidhur për mundjen e sportin në vend në tërësi. Shumë miq e dashamirës, ish-sportistë të kohës së tij e autoritete lokale i kanë bërë nderimet duke e përcjellë me keqardhje për në banesën e fundit. Gazeta “Shkodrasport.com” bashkohet me dhimbjen e familjes Pali dhe shpreh ngushëllimete përzemërta për humbjen e njeriut të tyre të dashur .