Pasditen e sotme ka mberritur nje lajm i hidhur per te gjithe njerezit e sportit. Pergatitesi atletik i disa ekipeve, perfshi ketu edhe Vllaznise, Gjergji Poloska, eshte ndare nga jeta ne menyre te parakohshme.
Ai kishte disa kohe qe vuante nga nje semundje e rende te ciles nuk ka mundur t’i rezistoje dot me shume dhe sot ka mbyllur syte.
Poloska ka punuar për disa klube të njohura në Shqipëri dhe shumë vite ka bashkëpunuar me trajnerin Ernest Gjoka, i cili e kërkonte në çdo klub ku drejtonte. Poloska ka qenë pjesë e stafit teknik të Vllaznisë, Flamurtarit dhe Kukësit.
Gjithashtu, edhe Klodian Duro kur mori drejtimin e Kukësit kërkoi që Poloska të ishte pjesë e stafit të tij, pasi profesor Gjergji, ishte një ndër më të mirët në profesionin e tij
Gjate kohes kur ka punuar me Vllaznine, ndonese ka qendruar disa muaj ne Shkoder, ai la mbresa te mira tek te gjithe me te cilet ka punuar si nje njeri perveçse profesionist, edhe si nje njeri me shume humor.Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Poloska per humbjen e njeriut te saj te dashur.