Mundja shkodrane dhe ajo shqiptare kane humbur diten e djeshme nje nga emrat me te medhenj te saj, kampionin e padiskutueshem te shume viteve me rradhe, Mark Vaten.
Ai eshte ndare nga jeta ne moshen 85 vjeçare dhe me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe komunitetit te mundjes, per humbjen e njerit prej emrave me te medhenj te tij!
Ka lindur ne vitin 1935 ne Shale te Dukagjinit dhe rinine e tij do t’ia kushtonte sportit te mundjes teksa eshte marre me te ne vitet 1953-1971 teksa eshte aktivizuar me Vllaznine dhe Dinamon duke qene kampion absolut per shume vite me rradhe ne peshat e renda.
Siç shkruan Prelë Milani, Mark Vata eshte thirrur nga te gjithe “Arusha e Maleve”, nderkohe qe duke iu referuar nje thenie te nje tjeter mundesi te madh, Mirash Vuksanit, qe perdorte shprehjen se “kur shoh Mark Vatën në tapet, me duket se shoh arushën e maleve”.