Diten e sotme i eshte dhene lamtumira per ne banesen e fundit njerit prej tifozeve te njohur te Vllaznise Gjovalin Pavaci. Ai ka nderruar jete ne moshen 87 vjeçare ne Itali, vend ku ka jetuar prej vitesh bashke me familjen e tij. Trupi i tij ka mberritur ne Shkoder, qytetin e tij te dashur ku dhe do te prehet tani e tutje.
Per ta percjellur per ne banesen e fundit, kane qene te pranishem edhe nje grup prej tifozeve te vjeter te Vllaznise te cilet kane menduar t’i bejne nderimin e duhur kesaj figure te dashur per te gjithe.
Sander Dema dhe Agron Isufi ne emer te tyre kane vleresuar shume figuren e Gjovalin Pavacit, i cili perveçse nje mesues i nderuar, ka qene edhe nje tifoz i zjarrte i Vllaznise. Njekohesisht nje koleksionist i mrekullueshem i fotove dhe i dokumenteve historike te sportit dhe jo vetem, çka e bente edhe me te veçante ate.
Gjovalin Pavaci njekohesisht ka qene shpeshhere edhe i pranishem ne media duke dhene mendimet e tij te vyera rreth Vllaznise. Ne çdo fjale qe nxirrte nga goja gjithmone shfaqte kulture e qytetari duke treguar ne kete menyre se si duhej te ishte nje tifoz i vertete. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij per humbjen e njeriut te saj te dashur. Pusho ne paqe mik!