Skënderbeu do të luajë ndeshjen e fundit të vitit në transfertë kundër Dinamos. Në një konferencë për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje ka folur dhe trajneri i korçarëve Migen Memelli.

A mendoni se viti 2021 ishte ashtu siç e menduat me Skënderbeun?

“Mund të kishim pikë më tepër, nga performanca që kemi bërë gjithë këto javë, por është një çështje e së kaluarës dhe skuadra ka nxjerrë mësim nga ndeshjet e para. Kemi dhe ndeshjen me Dinamon për të tentuar të marrim më të mirën.”

Dinamo afër jush, çfarë do të thotë?

“Skuadër cilësore në përbërjen e saj, kjo është një çështje e stafit të tyre. Nuk e di nëse pikët kanë qenë fat apo cilësi. Do të marrim masat tona për të bërë izolimet tona, dhe kam bindjen që lojtarët që do hedhim në fushë do të bëjnë mirë. Do vijmë për 3 pikë nesër pavarësisht mungesave.”

“Sistemi do të jetë po i njëjtë dhe me bindje të thellë që këtë hap të fundit ta bëjmë të sigurt. Të shkojmë me pushime të qetë. Rikuperimi është rreth 25 ditë ka kohë për një mini fazë përgatitore.”

Dinamo pret Skënderbeun për të rikuperuar?

“Shpresoj të mendoj kështu, ko është çështje e tyre, ne jemi përballur në çdo fushë si të barabartë. Skuadrat bëjnë mirë brenda dhe jashtë. Elbasan Arena është një fushë e mirë në të cilën kemi bërë performanca të mira. Është një ndeshje e vështirë në të cilën do të bëjmë maksimumin. I shikoj lojtarët që mendojnë se mund t’i marrin kampionatit më shumë.”

Më shumë?

“Më shumë pikë dhe renditje më e mirë. 5-6 javët e para kemi pasur 5 pikë dhe pas ndeshjes së Kukësit ku morëm 3 pikëshin e parë, besimi në skuadër u rrit. Shkojmë për të bërë më të mirën me Dinamon dhe pse jo tre pikët.”

Skënderbeu ka ndryshuar, përse?

“Sistemi ka qenë i njëjtë me përjashtim të lëvizjeve të lojtareve nga një zonë në tjetrën. Ndeshjen e fundit ka pasur një strategji tjetër, pra shtyrjen e lojtarëve më tepër lart për të qenë ndihmesë për Mensah dhe Berishën.”

“Cilësia nuk mungon, stoli është më solid por në këtë pikë ku jemi sot kam 5 lojtarë jashtë, të shohim se kush do të rikuperohet. Vangjeli ka probleme, Bajrami dhe Vrapi janë jashtë. Zguro për shkak kartonësh dhe sa më shumë të rikuperojmë aq më mirë.”

Merkato?

“Të mbarojmë këtë ndeshje dhe më pas do të diskutojmë me presidentin. Me rëndësi është të përforcohemi në çdo repart të fushës me përjashtim të portës sepse kemi portierë të mirë. Kampionati është i gjatë dhe në këtë pikë do ti bëjë mirë skuadrës sepse do rritet konkurrenca.”