Nje gol i mesfushorit Klaudio Leka i ka mjaftuar Terbunit per te marre fitoren ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Sopotit luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te qytetit te Pukes.
Loja ka qene e forte dhe e shoqeruar me shume raste, megjithate ka patur vetem nje gol qe gjithsesi i ka mjaftuar pukjaneve per te marre nje trepikesh me te cilin ka siguruar perfundimisht vendin e katert ne renditje.
Ne javen e fundit, Terbuni do te luaje ndaj Adriatikut ku padyshim qe rezultati nuk ka asnje vlere sepse ai tashme e ka siguruar vendin e katert ne renditje. Megjithate kjo sfide do ta ndihmoje trajnerin Sinan Bardhi per t’u dhene mundesine edhe lojtareve te rinj per te luajtur.
Ndersa titullaret do te jene me shume mundesi pushim dhe per te qene gati pastaj per ndeshjet e fazes play-off ku sigurisht qe objektivi do te jete deri ne fund ngjitja ne kategorine e pare, ndonese gara pritet te jete shume e forte.
Nisur nga menyra si e startoi kampionatin ekipi pukjan, me renditjen aktuale duhet te jete i kenaqur, por kjo nuk do te thote se do te kenaqet me kaq./www.shkodrasport.com/