Objektivi i Adës për të fituar edhe ndeshjen e tretë rradhazi në kampionat nuk është arritur. Ajo është mundur pasditen e sotme në ndeshjen e luajtur në Tiranë nga Spartak me rezultatin 0-3.

Protagonist i vendasve për këtë fitore ka qenë futbollisti Merdini i cili i ka shënuar të tre golat, përkatësisht në minutat 2, 66 ddhe 84.

Por pavarësisht humbjes, velipojakët me 6 pikë pas tre ndeshjesh vazhdojnë të kryesojnë renditjen por tashmë jo të vetëm. Me po kaq pikë janë edhe Klosi, Spartaku, Sopoti dhe Kukësi B.

Kjo do të thotë se Ada është brenda objektivave të saj, megjithatë tashmë vëmendja do të përqendrohet tek sfida e rradhës që do të luhet sërish në Tiranë.

Këtë herë ndaj Partizanit B, skuadër ndaj së cilës do të kërkohet padyshim rezultat pozitiv.
© shkodrasport.com