Skuadra e Skënderbeut të Korçës që kryeson kampionatin nuk ka shkuar më tepër se barazimi 1-1 në ndeshjen që ka luajtur pasditen e sotme në Kavajë ndaj Besës. Me këtë barazim të korçarëve, shkodranët kanë mundësinë që me një fitore nesër në Durrës ndaj Teutës t’i ofrohen në tre pikë kreut të tabelës së renditjes. Përveç kësaj, fitorja ndaj Teutës do t’i largonte në tre pikë kuqeblutë nga Besa, për më tepër që Vllaznia javën e ardhshme luan në Shkodër dhe kavajasit në transfertë, çka do të thotë se distancohej edhe më shumë në vendet e para të renditjes. Bëhet e ditur se për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje që do luhet në orën 17.00 në “Niko Dovana” pritet të jenë edhe shumë sportdashës nga Shkodra. Duket se është momenti për të ëndërruar këtë sezon megjithatë gjërat duhen marrë shtruar. Sot përveç ndeshjes Besa- Skënderbeu 1-1, janë luajtur edhe tre ndeshje të tjera që kanë dhuruar këto rezultate:
Flamurtari- Kastrioti      3-0
Laçi- Luftëtari             3-0
Shkumbini- Apolonia    0-0
www.shkodrasport.com