Pas tete javesh kampionat, me ne fund Vllaznia U19 eshte ndalur teksa mesditen e sotme ka pesuar humbjen e pare. Ate ia ka shkaktuar Partizani ne ndeshjen e luajtur ne kryeqytet, me rezultatin 1-0.

Me disa mungesa ne rradhet e tij, ekipi shkodran nuk ka bere ndeshjen e tij me te mire dhe ndonese e ka dominuar lojen, serish nuk ia ka dale te fitoje.

Te kuqte kane qene me te kujdesshem ne lojen e tyre, kane shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje, tete minuta para fundit te seciles, me autor Çarçanit.

Nje minute para fundit, Vllaznia U19 ka ngushtuar shifrat me ane te golit te shenuar nga sulmuesi Muliu por qe nuk ka mjaftuar per te marre qofte edhe nje pike. Perfundimisht 2-1 per Partizanin.

Me kete humbje, ekipi shkodran mbetet serish ne vendin e pare te renditjes me 19 pike, por tashme me vetem dy pike me pak sesa Shkendia e Tiranes qe mban vendin e dyte te saj./SHKODRA-SPORT.COM/